Uncategorized
Gruaja e kryeministrit izraelit po akuzohet për shpërdorim të 100 mijë dollarëve
Gruaja e kryeministrit izraelit, Sara Netanyahu po akuzohet për mashtrim dhe abuzim të fondeve publike.
Ministria izraelite e Drejtësisë njoftoi se gruaja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara është akuzuar të enjten për mashtrim dhe abuzim me fondet publike, pas një hetimi të gjatë të policisë mbi dyshime se ajo ka shpërdoruar një shumë prej 100,000 dollarësh.
Ky veprim përfaqëson “kokëçarjen” më të fundit ligjore për udhëheqësin Netanyahu dhe familjen e tij, pasi autoritetet po e hetojnë atë lidhur me akuza për korrupsion në një varg rastesh të pazakonta, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se “prokurori i rrethit të Jeruzalemit kishte ngritur akuza kundër gruas së kryeministrit”.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Sara Netanyahu ishte akuzuar për deklarim të rremë se kuzhina në zyrën e kryeministrit nuk kishte ushqime duke urdhëruar “blerjen nga furnizues ushqimesh me para publike”.
Nga viti 2010 deri në vitin 2013, zonja Netanjahu, familja dhe të ftuarit e saj kanë marrë” nga shteti nëpërmjet mashtrimit qindra vakte të përgatitura me vlerë e 99,700 dollarëve, thuhet në aktakuzë.
Gjyqi do të mbahet në gjykatën e magjistratëve të Jeruzalemit. Por prokuroria ka kërkuar që gjyqi të mbahet përpara një paneli prej tre gjyqtarësh për shkak të “ndjeshmërisë publike” të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














