Uncategorized
Sa rrezikojnë të dënohen Xhaka dhe Shaqiri
Dy futbollistët shqiptarë mund të dënohen me gjobë, ose dy ndeshje, kurse është përjashtuar nga çdo hetim kapiteni i skuadrës, Stefan Lichtsteiner
FIFA edhe zyrtarisht ka hapur procedurë ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit pas festimit të tyre me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë.
Kjo pasi Federata e Serbisë ishte ankuar se ata kanë provokuar, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun. Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje mos-lojë.
Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.
Megjithatë, dy futbollistët mund të dënohen me gjoba, dhe të marrin vërejtje.
Ndërkohë që është përjashtuar nga çdo hetim kapiteni i skuadrës, Stefan Lichtsteiner.
Në hetim ka përfunduar edhe trajneri i kombëtares serbe Mladen Krstajiq që në përfundim të takimit u shpreh se vetëm serbët dënohen në bazë të gjykimeve selektive.
Ndërkohë që në hetim kanë përfunduar edhe korret raciste të tifozerisë serbe përgjatë të gjithë takimit sidomos në momentet kur topi zotërohej nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













