Uncategorized
Mediat zvicerane ‘marrin frymë lirshëm’: ‘Nati’ tash le të përqendrohet te sporti
“Zvicra merr lirshëm frymë,” është titulli i televizionit “SRF” dhe “20min”.
Vendimi i FIFA për të dënuar vetëm me gjobë Xherdan Shaqirin (10 mijë franga), Granit Xhakën (10 mijë franga) dhe Stephan Lichtsteiner (5 mijë franga) është pritur me hare nga mediat zvicerane.
Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner do luajnë kundër Kosta Rikës, është titulli i “Blick”. Tashmë ‘Nati’ do përqëndrohet vetëm te përballja e radhës dhe jo te konfliktet verbale.
“Zvicra merr lirshëm frymë,” është titulli i televizionit “SRF” dhe “20min”.
“Nuk ka dënim për treshen e kombëtares helvete,” shkruan në titullin e prestigjiozez “NZZ”. “FIFA dënon me gjobë gjestin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner në ndeshjen kundër Serbisë.”
Zvicra të mërkurën do luajë kundër Kosta Rikës ku një barazim do e dërgonte automatikisht në çerekfinale.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë














