E-Diaspora
Vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, dërgohet në psikiatri
Një kosovar është dërguar në psikiatri pasi vrau gruan e tij me sëpatë.
Një person kishte vrarë bashkëshorten e tij me 39 goditje me sëpatë dhe tani është dërguar në një spital psikiatrik. Vendosjen e tij në psikatri e ka urdhëruar Gjykatën rajonale e Bonit, bëjnë të ditur gjatë ditës së hënë mediat gjermane. 37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje “çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi që ai e kreu krimin në një gjendje të paaftësisë për tu dënuar, ai nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.
Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese e donte një person tjetër.
Në këtë proces ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë. I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja u mbulua me gjak dhe ndërroi jetë.
Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostifikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me barëra.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore