Uncategorized
Messi dhe Ronaldo “në shtëpi”
Dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë eliminuar nga Botërori
Uruguai ka mundur Portugalinë me rezultat 2:1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Botërorit, ku do të ndeshet me Francën, që eliminoi Argjentinën, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Edinson Cavani në minutën e shtatë pas asistimit të Luis Suarez. Në pjesën e dytë, portugezët e nisën më mirë duke barazuar me Pepen në minutën e 55-të me kokë, por vetëm shtatë minuta më vonë, Cavani shënoi sërish një gol të bukur për 2:1. Deri në fund më nuk kishte gola dhe kështu Uruguai kaloi tutje.
Franca ka eliminuar Argjentinën në një duel të jashtëzakonshëm që përfundoi 4:3.
Griezmann nga penalltia, Pavard një herë dhe Kylian Mbappe realizuan dy herë për francezët, që u kualifikuan në çerekfinale, kurse për argjentinasit shënuan Di Maria, Mercado dhe në fund Aguero.
Ky ishte një lojë triler, ku francezët kaluan në epërsi me anë të Griezmann, por më pas erdhi përmbysja e argjentinasve, por ‘Tre Kolorët’ nuk u dorëzuan nga dhe 1:2, ishin në epërsi në 4:2. Në minutat shtesë Aguero ngushtoi diferencën në 4:3, por pa arritur të bëjë më shumë.
Ky ishte një botëror jo shumë i suksesshëm për Lionel Messi, me vetëm një gol të shënuar, një asistime dhe një penallti të humbur.
https://www.youtube.com/watch?v=U9YhQqdnI74
https://www.youtube.com/watch?v=jkzxfS94HwM
https://www.youtube.com/watch?v=zxiGyGtESnE
https://www.dailymotion.com/video/x6n98v5
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














