Sonte debatohet mbi temën pleqëria dhe mërgimi

Është tryeza e radhës që do të organizohet më 31 tetor 2012 në Lausanne

Gjithnjë e më shumë është e theksuar dilema e të moshuarve në diasporë se ku do ta kalojnë pleqërinë pas pensionimit.

Sonte, në 18h30 çështja e pleqërisë dhe mërgimit do të jetë në qendër të tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Universiteti popullorë shqiptarë i Gjenevës bashkë me albinfo.ch.

Të moshuarit shqiptarë që jetojnë në mërgim ballafaqohen me sfida të ndryshme, ekspertët e ftuar nga organizatorët do të bëjnë përpjekje të japin përgjigje se cila është rruga e duhur. Kështu që tema në lidhje me kthimin ose situatën e pensionistëve emigrantë në Zvicër do të shtjellohet falë njohurive të mysafirëve në radhë : Ilir Bytyqi, shef infermier, Instituti mediko-social, Lozanë, Elma Hadzikadunić, e ngarkuar me projektin „Mosha dhe Migrimi“, EPER, Lozanë, Myriam Kleiner, Përgjegjëse, Migesplus.ch (Kryqi i Kuq), Bernë, Jehanne Moussa, Hulumtuese shkencore, Forum suisse pour l’étude des migrations et de la population (SFM), Université de Neuchâtel , Filip Uffer, Drejtor, Pro Senectute, Vaud.

Tryezën e moderojnë Albana Krasniqi, koordinatore në UPSH-së dhe Bashkim Iseni, drejtor i platformës albinfo.ch.

E mërkurë, 31 tetor 2012Ora 18:30-20:00Vendi: Croix-Rouge vaudoise, Salle de conférence, Rue Beau-Séjour 9/13 1002 Lausanne   

Për më shumë informata: Ta përjetosh pleqërinë në mërgim