Kosova
Mjekët vazhdojnë të ikin nga Kosova
Gjermania është vendi që po kërkon punëtorë shëndetësorë nga Kosova dhe të njëjtit po ikin për shkak të kushteve dhe pagës më të mirë atje
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. Një nga problemet shqetësuese është edhe ai i ikjes së stafit për në vendet e Bashkimit Evropian.
Haxhi Avdyli, neurokirurg dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se ikja e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova vazhdon të mbetet shqetësim, derisa siç u shpreh ai, nuk ka një strategji për mbajtjen e tyre në vend.
Sipas tij, sidomos Gjermania është vendi që po kërkon punëtorë shëndetësorë nga Kosova dhe të njëjtit po ikin për shkak të kushteve dhe pagës më të mirë atje.
Megjithëkëtë, theksoi ai, Qeveria, në kornizën afatmesme të shpenzimeve nuk e ka paraparë rritjen e numrit të punëtorëve shëndetësorë deri në vitin 2020, derisa Kosova vazhdon të ketë mjekë specialistë të papunë, përcjell albinfo.ch.
Edhe Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, pati thënë se mosha mesatare e mjekëve në Kosovë ka arritur mbi 50 vjeç, e që sipas profesionistëve shëndetësorë, është mjaft shqetësuese për faktin se shumë mjekë të rinj janë duke ikur nga Kosova.
Sipas tij, në Kosovë ka deficit të profesionistëve shëndetësorë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk deshën të prononcohen lidhur me atë se a kanë ndonjë strategji për ndaljen e ikjes së mjekëve nga vendi, ose se si Qeveria e Kosovës e ka paraparë kornizën afatmesme të shpenzimeve ku thuhet se nuk është paraparë rritja e numrit të punëtorëve shëndetësorë deri në vitin 2020, derisa Kosova vazhdon të ketë mjekë specialistë të papunë.
Blerim Syla nga Federata Sindikale e Shëndetësisë tha se fenomeni i ikjes së mjekëve po bëhet shqetësues. Ndërkohë, ai potencon faktin se në sistemin shëndetësor kohëve të fundit po bëhen disa lëvizje pozitive.
Numri i mjekëve specialistë që kanë ikur nga Kosova që nga hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë, ka qenë mbi 400.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













