Opinione
Nga shqiponja dykrenëshe, në ndalesën e dyshtetësisë, në atdheun e Hajdit, Zot i madh!
Futbolli është, më e mira që ka mundur t‘i ndodhë botës. Nuk duhet shumë për të luajtur futboll, një top dhe ca shokë. Dhe, është më mirë të luhet futboll sesa të luash me smartfon, aiped, etj.
Viteve të fundit futbolli ka më shumë tifozë. Ky sport na shoqëron shumë, të gjitha kombet i bën së bashku si në festat magjike. S‘ka rëndësi çfarë ngjyre apo religjioni ke, ti je një futbollist apo një fans, dhe kjo është vlerë. Të këqij në futboll janë huliganët. Dhe, huliganë kemi, fatkeqësisht, nga të gjitha llojet e profesioneve, si: mjekë, bujq, inxhinierë, gazetarë, etj.
Edhe kjo polemika kundër shqiponjës dykrenëshe vjen nga burimet huliganeske, por se si ndikon kaq fuqishëm te disa njerëz? Kjo është e vështirë për ta kuptuar, e posaçërisht në Zvicër, ku të gjitha kulturat rrinë së bashku: serbë e shqiptarë, turq e kurdë, kinezë e tibetianë, spanjollë e katalanas, etj.
Fatmirësisht janë shumë pak kundër shqiponjës dykrenare. Shumë nga zviceranët e kuptojnë shqiponjën dykrenare si një gjestikë të dashur shqiptare që është keqinterpretuar.
Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë ata që na kuptojnë, sepse njeriu është në shtëpi aty ku e kuptojnë.
Para disa javëve vetë Sekretari i FIFA-s në Zvicër, Alex Miescher, dha një propozim dhe tani gjërat po shkojnë nga shqiponja dykrenëshe kah ndalesa e dyshtetësisë!
Unë nuk dua këtu me fakte të numëroj se sa janë shqipëtarët falënderues ndaj Zvicrës, sepse këtë e vërteton vetë integrimi ynë.
Unë dua vetëm të pyes zotëri Miescher: përse Hajdi i Johana Spyrit është përkthyer dhe pëlqyer në gjithë botën?
Mendimi im është se figura e Hajdit jeton përjetësisht, sepse Hajdi e donte atdheun dhe kombin e saj.
Ne e duam atdheun e Hajdit dhe e quajmë atdhe këtë vend, sepse ne jemi pranuar mirë këtu, sepse ne kemi të drejtë të jemi vetvetja këtu.
Si animatore interkulturore me fëmijë të vegjël, unë kam të drejtë të përdor fjalë dhe vlera nga shumë kultura për të lënë përshtypje emocionuese te fëmijët e shumë kulturave, sepse kultura është shpirti i një populli.
Prandaj nuk e kuptojmë përse kundër shqiponjës, kur është vetëm një simbol i dashur për shqiptarët.
Dhe nëse për shkak të shqiponjës dykrenare nuk na lejohet më dyshtetësia në formë letre, atëherë duhet të them atë që ka thënë Gjergj Fishta: “Gjuha është identiteti i gjallë“. (Gjergj Fishta ishte një prift, poet, politikan dhe përkthyes shqiptar.)
Me ose pa pasaportën e kuqe, ne do t‘i duam vendet tona: Zvicrën, por edhe rrënjët shqiptare. Gjithmonë njëjtë. Gjithmonë më shumë dhe përjetësisht si shqiponjat.
Shqiponja është edhe simbol i fuqisë, edhe ne kemi për të dhënë edhe më shumë për këtë vend.
Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch, në një intervistë për 20 Minuten tha: „Ndoshta nesër djali i Xhakës do të këndojë jare zvicerane“.
Dhe, drejtori kishte të drejtë. Taulanti dhe Graniti janë legjenda, ata do të luftojnë akoma për Zvicrën si edhe shumë e shume futbollistë të tjerë.
Shqiponja është edhe simbol i dominimit, jam falënderuese që kam të drejtë të bashkëbisedoj në këtë shoqëri.
Hava Kurti Krasniqi
Ndërmjetësuese kulture
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













