CH-Ballkani

Nxënësit me peticion kërkojnë rritje të cilësisë së arsimit 

Kryeministri Haradinaj tha se kanë marrë obligime rreth kësaj çështjeje dhe se ky peticion do të ketë ndikimin e vet.

Një grup fëmijësh, së bashku me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe përfaqësues të organizatës GIZ i kanë dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj një peticion me 1477 mijë nënshkrime të nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve, të cilat janë mbledhur në kuadër të fushatës “Për arsim më të mirë në Kosovë”.

Kryeministri Haradinaj tha se kanë marrë obligime rreth kësaj çështjeje dhe se ky peticion do të ketë ndikimin e vet. Blond Shehu, në emër të nxënësve, tha se ky takim me kryeministrin është i rëndësishëm për ta. Ai u shpreh optimist se së bashku me kryeministrin do t’i tejkalojnë problemet që sfidojnë sektorin e arsimit.

Ndërsa përfaqësuesi i GIZ-it, Boris Scharlowski, ka kërkuar nga kryeministri që sektori i arsimit të shndërrohet në prioritet, duke përfshirë rritje të buxhetit, sepse, sipas tij, kjo rritje reflekton në ngritje të cilësisë.