Kosova
“Ditët e Diasporës”, hapet panairi me produkte vendore
Në hapje kanë marrë pjesë ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe zv. kryeministri Fatmir Limaj
Në Prishtinë është hapur panairi me produkte vendore që bëhet në kuadër të Ditëve të Diasporës që do të jetë i hapur deri të shtunën. Në hapje kanë marrë pjesë ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe zv. kryeministri Fatmir Limaj.
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka deklaruar se produktet e këtij panairi kanë një lidhje të veçantë me diasporë. Gashi po ashtu ka treguar se në fillim të gushtit do të mbahen dy aktivitete kryesore, njëra në Prekaz e tjetra në Prishtinë, në kuadër të manifestimeve për Ditët e Diasporës.
“Është kënaqësi e veçantë kur diaspora vjen t`i vizitojë familjet, dhe takohen me njerëzit, është një lidhje e veçantë e diasporës me këto prodhime, ne kemi marrëveshje që këto produkte të shiten në vendet ku është diaspora”, tha ai. E Limaj ka thënë se Qeveria ka plan të veçantë për bashkatdhetarët që, sipas tij, synon të lehtësojë ardhjen e diasporës në vendlindje.
“Neve na ka rastisur t`i shohim prodhimet tona në vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore, nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare, një shenjë kombëtare, shumë shpejt do të nxirret një plan se si t’i afrojmë njerëzit e diasporës për çështjen e udhëtimit, çështjen e biletave, e tjera”, ka thënë Limaj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











