Autotech
Edhe në Nju-Jork prezantohet autobusi pa shofer
Autobusi i parë pa shofer, me censorë të teknologjisë së lartë, është prezantuar në Nju-Jork, në Times Square.
Ai nuk ka madje as timon dhe prodhohet nga kompania “Coast Autonomous”, një hyrje e re në tregun e veturave pa shofer, shkruan ‘Scan’.
Ai mund të lëvizë në të dyja drejtimet, ndërsa krahas ulëses së shoferit, i mungojnë edhe ulëset e pasagjerëve.
Në vend të tyre është një rreth me ulëse pranë dritareve, me një hapësirë të vogël për dyert, përcjell albinfo.ch.
“Jemi duke shfaqur makinat pa shofer në mjetet me shpejtësi të madhe. Ky autobus është plotësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar fort në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë lëvizje dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se makinat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik. Ky autobus është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan.
Në të ardhmen ai do të mund të transportojë personat në itinerare të paracaktuara, me shpejtësi deri në 32 km/h.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












