E-Diaspora
Elida Shehu ringjall shansonën te gjermanët
Në Gjermani ajo ka ngrituir një karrierë të dytë muzikore. Krahas repertorit të saj, Elida këndon edhe këngë të Krishtlindjeve
Këngëtarja nga Shqipëria, Elida Shehu e cila prej vitesh jeton në Gjermanika gjetur veten në një stil të ri këndimi. Ajo këndon shansona të këngëtareve të njohura të kohëve të shkuara dhe me këtë stil ka bërë per vete mjaft dëgjues të moshës pak më të thyer.
“Vetëm me zërin e saj, pa shoqërim instrumentesh, ajo entuziazmon publikun me këngët dhe shansonat e stilit çfarë për herë të frundit i kemi dëgjuar nga Milva ose Alexandra”, shkruan gazeta “Westfällische Nachrichten”. Temat e këngëve të Elidës i takojnë plotësisht asaj. Ato kanë të bëjnë me pikëtakimet në mes të kulturave dhe me dashurinë që vërshon gjithçka.
Elida e ka përjetuar atë që këndon. Në Shqipëri, ku ajo është rritur, si këngëtare e re pati bërë një karrierë të suksesshme në radio dhe në televizion. Kështu, ajo e njeh jetën nga të gjitha anët e saj.
Në Gjermani ajo ka ngrituir një karrierë të dytë muzikore. Producentët Jan Kramer dhe Jakob Volz kanë zhvilluar një tingull që me një fuqi të madhe bindëse i përshtatet plotësisht Elidës.
Në atë tingull rrjedhin si elementet moderne ashtu dhe kitara, mandolina dhe koret e mëdha. Kjo e gjitha jep një përzierje që është në traditën e shansonës së madhe , por që në aplikimin e saj sharmant e bashkëkohor, tingëllon aktuale dhe e freskët. Krahas repertorit të saj, Elida këndon edhe këngë të Krishtlindjeve dhe të Adventit.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










