Kosova
France Soir: Ligji i heshtjes i grave të përdhunuara në Kosovë
Gjatë konfliktit në Kosovë, janë përdhunuar mijëra gra: Tani ato kanë të drejtën e ndihmës si viktima të luftës duke e mposhtur Ligjin e heshtjes (omerta) të imponuar nga familjet
Aktualisht, 41-vjeçare Z. ishte studente e pedagogjisë, kur në maj të vitit 1999, pjesëtarët e forcave të armatosura serbe e rrëmbyen së bashku me motrën e saj 18-vjeçare në Kosovën Qendrore. Ato u dërguan në një depo bujqësore në një fshat serb.
“Ata pinin, këndonin, vallëzonin para se të ktheheshin tek ne. Nuk e di se sa shumë më kanë përdhunuar, sepse u ligështova gjatë përdhunimit të parë”, ka rrëfyer për AFP 41-vjeçarja, përcjell Albinfo.ch. Kur ajo u kthye tek motra e saj më e vogël, ajo po dëneste në një kënd. Përdhunuesit ishin zhdukur.
Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se gjatë konfliktit midis aktivistëve për Pavarësisë e Kosovës dhe forcave serbe (1998-99, 13.000 të vdekur), rreth 20,000 vajza dhe gra u përdhunuan. Por kjo kulturë e heshtjes e bën të pamundur çdo regjistrim të saktë, transmeton albinfo.ch.
U deshën rreth 20 vite, që institucionet kosovare të fillojnë të paguajnë një pagesë mujore prej 230 euro për viktimat e luftës, në fillim të vitit 2018.
Do të nevojitet edhe shumë kohë që shumica të intervistohen. Vetëm rreth 600 raste dhe 115 viktima janë paraqitur, duke përfshirë këtu edhe Z., e të cilat kanë përfituar këtë pagesë deri më tani. Identiteti i tyre mbahet sekret.
Të afërmit e Z.-së kanë kërkuar prej kohësh që të heshtet. Ashtu si edhe për qindra të tjera, pasi duke zbuluar sekretin, shkaktohej rreziku i ngujimit në një shoqëri patriarkale, ku përdhunimi konsiderohet nder i familjes.
“Unë nuk e ndërmarr këtë procedurë për para. Nuk mund ta qetësoj dhimbjen. E bëra sepse është njohja e parë zyrtare që unë jam viktimë e luftës”, “mundësia e parë për të ndarë barrën time me dikë jashtë familjes sime”, thotë ajo.
“Stigma dhe turpi mbetet tejet bindëse. Ato i parandalojnë viktimat të flasin lirshëm në lidhje me traumat e tyre apo kërkesën për drejtësi”, thotë Behxhet Shala, drejtor i Këshillit të Kosovës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut , e cila ngjall “një tabu heshtje aq të fuqishme sa omerta”, transmeton albinfo.ch.
“Gratë e përdhunuara nuk janë të mirëseardhura në familjet e tyre dhe gjithashtu edhe në shoqëri”, pohon Selvije Izeti Çarkaxhiu, një psikologe që këshillon viktimat.
Familjet kanë zgjedhur heshtjen si mënyrën më të mirë për t’u marrë me çështjen. Duke fshehur dhunimin, ata dhunojnë viktimat për herë të dytë”, nënvizon Feride Rushiti, që udhëheq me Qendrën për rehabilitimin e viktimave të torturuara në Kosovë. “Izolimi dhe heshtja ndihmojnë vetëm dhunuesit”, ka shtuar ajo.
Para se të mbyllej në fund të vitit 2017, Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve në Hagë për ish – Jugosllavinë (ICTY,) ka dënuar vetëm tre zyrtarë të lartë serbë për përdorim të abuzimit seksual si mjet për spastrim etnik dhe persekucion gjatë luftës në Kosovë.
“Duke poshtëruar gratë, ata synuan ta dobësojnë moralin e lëvizjes së rezistencës së shqiptarëve”, përkujton Behxhet Shala.
Ashtu si edhe për gjykatat në Kosovë, ato nuk kanë dhënë një dënim të vetëm që prej përfundimit të luftës, sipas Qendrës për drejtësi humanitare, një organizatë joqeveritare e specializuar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Tri grupet e procedurave kanë rezultuar me shumë shfajësime, thotë Amnesty internacional.
Kjo çështje “është një prej lëndimeve më serioze që vazhdon të prekë shumë shoqërinë kosovare”, ka thënë zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli. Por që pasiviteti i autoriteteve është denoncuar nga shoqëria civile, shkruan më tej “France Soir”, transmeton Albinfo.ch.
Ligji që zyrtarizon shpërndarjen daton që nga viti 2014. Por procesi i regjistrimit ka nisur katër vite më vonë. “Gjëja më me rëndësi është që të fillonte procesi – nuk ishte çështje parash, por për të pasur një afrim me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të mund t’ju lehtësohet dhimbja”, ka theksuar Minire Begaj, drejtoreshë e komisionit që vendos për dhënien e ndihmës.
OJQ të ndryshme ndjejnë keqardhje që vetëm gratë e dhunuara para qershorit 1999 kanë të drejtën për këtë ndihmë. Nga pikëpamja e tyre këtu përjashtohen de facto viktimat serbe të pjesëtarëve të guerilasve shqiptarë të Kosovës, pas tërheqjes së forcave të Beogradit.
Z. pret ditën kur shoqëria do ta trajtojë atë si viktimë: “Nuk do të gjejë paqe deri të ndjehem e lirë të them me zë që unë kam qenë e dhunuar dhe që nuk duhet ta trajtohem si fajtore sikurse dhunuesit, por sikur dikush që duhet t’i kërkohet falje”.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë














