Shqipëria
Qeveria shqiptare po investon në zonat bregdetare për të mbështetur turizmin
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Alket Hyseni vizituan disa biznese të reja hotelerie në Sarandë dhe Ksamil.
“Patëm rastin të vizitojmë dhe shohim nga afër disa biznese hotelerie që janë hapur së fundi në Sarandë dhe Ksamil. Patëm mundësinë që të bisedojmë edhe me personat që operojnë këto biznese por edhe me operatorët që kanë sjellë turistë nga Polonia apo vende tjera që vizitojnë Sarandën. Qeveria shqiptare po investon në të gjitha zonat bregdetare për të mbështetur turizmin, por njëkohësisht fluksi sa vjen dhe rritet në turizëm”, u shpreh Gjiknuri, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, gjatë bashkëbisedimit me operatorët është diskutuar edhe nevoja për një konektivitet më të mirë sidomos me Korfuzin.
“Pra më shumë linja transporti me Korfuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat













