Shkurt.ch
Projekti interesant: Fshati i vogël zviceran të shndërrohet në hotel
Vetëm 12 banorë kanë mbetur në një fshat në Zvicrën jugore, që po braktiset me të madhe.
Në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë, ata kanë një plan mjaft interesant, shkruan “Swissinfo.ch”.
Fshati që dikur kishte më shumë se 300 banorë, sot aty jetojnë vetëm 12 banorë, ku pothuajse të gjithë janë në pension, përcjell albinfo.ch.
Banorët duan që të sjellin fshatin përsëri në jetë, të paktën në verë. Një fondacion privat, i cili mban emrin e fshatit Corippo ka vendosur që nëpërmjet një projekti turistik të kryejë rilindjen e fshatit.
Fabio Giacomazzi, është arkitekti i fondacionit, kohët e fundit ka paraqitur konceptin: restoranti i fshatit do të bëhet pritja, holli i hotelit, rrugët do të jenë korridoret dhe disa nga shtëpitë do të jenë dhomat e hotelit, të cilat mund të rezervohen nga vera e vitit 2019.
Rreth 3.25 milionë franga (3.27 milionë dollarë) janë parashikuar për fazën e parë të ndërtimit.
Deri në vitin 2020, Corippo do të bëhet pjesë e komunës së re të Verzasca, e cila do të bashkojë shtatë fshatra dhe do të ketë një popullsi të kombinuar prej rreth 900 banorësh.v
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













