Futboll
Federata futbollistike zvicerane: Behrami nuk e ka kuptuar Petkoviqin
Afera Behrami e ka zemëruar Futbollin zviceran. Vallë a ishte përjashtuar jashtë ekipit lojtari më i merituar i Përfaqësuese zvicerane? Marco von Ah, shef i komunikimit të Federatës futbollistike të Zvicrës kundërshton.
Reagimet ishin të ashpra kur Valon Behrami, të hënën njoftoi se ai ishte përjashtuar nga Përfaqësuesja zvicerane. Trajneri i saj, një gjë të tillë ia kishte thënë atij në një telefonatë të shkurtër. Nuk është aspak e vërtetë, ka thënë të hënën Federata futbollistike zvicerane në programin televiziv të SRF 1 “Rendez-vous am Mitag” duke ia hedh fajin Valon Behramit, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk mund ta konfirmoj se Valoni është përjashtuar. Trajneri i ekipit i ka kontaktuar disa lojtarë të hënën, më tepër lojtarët me përvojë dhe më të vjetër dhe u ka thënë atyre se ai nuk do të planifikonte të luaj me ta në kualifikimet për Uefa Nations League, për tu dhënë mundësi lojtarëve më të rinj. Përpos kësaj, ai u ka thënë atyre se ata edhe më tej mund të bashkohen me ekipin kombëtar, duke vlerësuar nëse ata ende mund të stërviten. Dhe më pas ai u ka thënë, mendoni për të ardhmen tuaj në ekipin kombëtar dhe lajmërohuni sërish gjatë javës”.
“Sigurisht që dyshimi është i justifikuar. Mendoj se ka pasur shumë emocione. Valon Behrami është një person emocional, për këtë edhe është shndërruar në një futbollist të shquar. Gjithashtu për ekipin kombëtar zviceran. Mu për ate se sjell shumë emocione në lojë. Por unë mendoj se në këtë rast, ai nuk e ka kuptuar ate që ka menduar trajneri kombëtar. Ai nuk ka marrë një vendim të caktuar, nuk është marrë asnjë vendim zyrtar, asnjë lojtar nuk është përjashtuar nga skuadra kombëtare”.
Për komunikimin e keq të Petkoviqit, Marco von Ah ka pohuar: “Kjo po më habitë. Katër nga pesë lojtarë e kanë kuptuar mesazhin shumë mirë. Unë u habita që u bë një problem aq i madh kur dihet se që të dy personazhet në mes vete komunikojnë në gjuhën italiane të cilën e njohin shumë mirë dhe gjithmonë kishte një marrëdhënie të mirë”.
“Po që se trajneri do të kishte vendosur ta largojë Behramin, ai këtë gjë nuk do ta kishte bërë përmes telefonit. Kontakti ishte menduar si një lloj sondizimi. Mendoj se është e arsyeshme që ai ta bëjë këtë në telefon, edhe në kuptimin e efikasitetit, pasi ka pasur disa telefonata që nuk morën kohë as edhe vetëm 2 minuta. Kjo ishte arsyeja pse ky rast është i justifikueshëm. Kur është fjala për marrjen e një vendimi të detyrueshëm, gjërat janë më ndryshe”.
“Po që se trajneri thotë `jo`, ky do të ishte një vendim i pastër sportiv, i cili u bë vetëm nga ai vetë, pa asnjë prapavijë sportive-politike. Paraprakisht, ai nuk e diskutoi vendimin me kryetarin [Peter Gilliéron] ose me sekretarin e përgjithshëm [Alex Miescher]. Trajneri ka autonominë dhe mbështetjen e federatës. Ai duhet të kujdeset për përbërjen e ekipit dhe të ardhmen e tij pas pjesëmarrjes në Kupën së Botës. Këto janë procese normale”.
Lidhur me shqiponjën dykrenare, Ah ka deklaruar: “Ne kemi punuar në këtë çështje , në të cilën kemi pranuar publikisht se kemi bërë gabime. Nuk e filluam keq, në aferën me shqiponjën dykrenare, menaxhmenti i federatës menjëherë u vendos në mes të lojtarëve dhe pastaj arriti t`i qetësojë gjërat. Më pas, ne personalisht e aktualizuam temën e që gjerat nuk shkuan shumë mirë. Kërkuam ndjesë për këtë dhe e bëmë të qartë se nuk duam të diskriminojmë, diskreditojmë apo pengojmë askend. Nuk mendojmë se gjithçka ka përfunduar. Mbeten ende detyra për tu bërë”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













