Kosova
VV akuzon Shpend Ahmetin se po bashkëpunon me PDK-në
“Atij po i duket se po trimërohet në krah të PDK-së. Por në krah të PDK-së nuk ka vend me trimërim, por për korruptim”, thuhet në një komunikatë të VV-së
Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Shpend Ahmeti e ka vjedhur mandatin nga ky subjekt dhe tani po e ndan me PDK-në.
Në një reagim të këtij subjekti politik thuhet se Shpend Ahmeti e tejkaloi arrogancën e paturpësinë e djeshme ndaj të zgjedhurve e qytetarëve duke e shpërfaqur sipas tyre, bashkëpunimin me PDK-në, përcjell albinfo.ch.
“Duke u bërë bashkë me PDK-në, sot kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e Komunës tonë. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar VV-në. Andaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi sot me Shpend Ahmetin në mbledhjen e shtatë të Kuvendit për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Vetëvendosje thotë se PDK, siç e quan parti me drejtues uzurpatorë të shtetit, por me vetëm 10 për qind të votave në Prishtinë, sipas VV-së, nuk vepron jashtë pazareve as nuk dhuron asgjë.
“Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën sot. Kjo sjellje e Ahmetit nuk është e re. Shpend Ahmeti e ka vjedhur pushtetin për Prishtinën nga VV-ja dhe tani po ia dorëzon atë PDK-së. Vullneti i qytetarëve nuk rregullohet në tregun e mallrave. Nuk mundet të tradhtosh votën që ta kanë dhënë qytetarët si VV-ja pa shkuar në prehrin e SHIK-ut. Zelli i madh që e ka kapluar për ta luftuar VV-ja nuk e ka pasur në luftimin e pushtetit. Në këtë beteje e përfshinte organizata e Lëvizjes dhe aktivistët e vendosur për të çliruar qytetin nga mafia. Shpendin e kemi njohur si frikacak. Atij po i duket se po trimërohet në krah të PDK-së. Por në krah të PDK-së nuk ka vend me trimërim por për korruptim. Sot për sot Shpend Ahmeti dëshiron t’ju dorëzohet herë njërës parti të pushtetit herë tjetrës, secila me projekte të dëmshme për shtetin. Por secila nga këto palë, përfshirë Shpend Ahmetin duhet ta dinë se e kanë përballë VV-ja edhe organizimin e qytetarëve”, shkruan Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












