E-Diaspora
Mërgimtarët po kthehen, kolona të gjata në të gjitha pikat kufitare
Kolona e pritje të gjata, malltretime për dokumente, orë të gjata vozitjeje, nuk i ndal mërgimtarët të vizitojnë familjarët e tyre në Kosovë. Ata thuajse çdo vit përballen me pritje të tëra nëpër pika kufitare.
Pas pushimeve të cilat mërgimtarët zakonisht vendosin ti kalojnë afër familjarëve të tyre në Kosovë, të njëjtit po hasin në kolona të gjata nëpër pikat kufitare deri sa po kthehen në vendet e tyre në perëndim.
Permes rrjeteve sociale ata po shprehin, mllefin, lodhjen, trajtimin dhe kolonat e gjata nëpër pikat kufitare.
Disa nga mërgimtarët shprehen se i’a vlen të pritet nëpër kolona kur bie fjala takimi me familjarët në Kosovë.
Agjencia për Mbikëqyrjen e Kufinjëve në Kosovë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vazhdimisht me anë të një linjë-linku ka njoftuar në lidhje me pritjet dhe kolonat nëpër pika kufitare.
Sipas agjencisë, në pikat Dheu i Bardhë, Merdarë, Mutivodë ka pasur vazhdimisht pritje e kolona të gjata, shkruan Albinfo.ch.
Refki Shahini përmes rrjetit “Facebook” ka treguar me anë të fotografive kolonat e gjata ndërsa i ka bashkangjitur një mbishkrim në të cilin thuhet se ‘ Kogja kohë nuk më ka ndodhur kështtu por prap motivimi dhe ndihma e Allahut, kalohen të gjitha sepse ja vlen, vendlindja është e shenjtë”.
Një tjetër mërgimtar, si duket nuk ka duruar kolonat e gjata si dhe pritet ndërsa mllefin e ka shprehur, duke shkruar “Këto janë vuajtjet për emigracionin shqiptar. Qeveria nuk ndërmerr asgjë”.
Sipas fotografive, kolona të gjata ka pasur gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Edhe në Merdare ka pasur kolona të gjata e pritje me orë të tëra, shkruan tutje Albinfo.ch.
Tetë orë në pritje ka përfunduar edhe një mërgimtar tjetër, Irfan Agushi.
Sipas tij në kufirin Serbi- Kroaci pritet kanë qenë deri në 8 orë.
Ministria e Punëve të Brendshme, ose më saktësisht ministri Bejtush Gashi ka kritikuar palën serbe për vonesat në Merdare dhe në pikat tjera ku të involvuar janë serbët.
Gjithashtu ai pati dhënë një deklaratë se ka shtuar edhe një kabinë tjetër për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve nëpër kufinjë.
Një gjë e tillë sipas mërgimtarëve nuk ka ndodhur pasi që situatë e njëjtë është përsëritur vazhdimisht.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












