Futboll
Përvojën zvicerane, Alioski po e realizon në Angli
Ekipi i Leeds United e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e sivjetëm.
Ekipi i Leeds United e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e sivjetëm, duke shënuar dy fitore të njëpasnjëshme në kampionatin “Championship” të Anglisë dhe tani renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.
Në fitoren e ndeshjes së sotme si mysafir kundër Derby County, Leeds ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1:4, ndërsa në mesin e golashënuesve është regjistruar edhe shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski i cili në minutën 64`vendosi rezultatin përfundimtar, duke shënuar një gol të bukur me kokë, transmeton Albinfo.ch.
Të përkujtojmë se Alioski karrierën e filloi tek ekipi zviceran i Young Boys, duke vazhduar në FC Schaffhausen dhe FC Lugano.
Përndryshe, ai është edhe lojtar kyç i Reprezentacionit të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











