Kosova
MPB, e shqetësuar për mosnjohjen e patentë shoferëve nga Serbia
MPB, e shqetësuar për mosnjohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Kosovës se është duke i shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilët kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.
Me këtë rast atyre u është kufizuar liria e lëvizjes.
“Me marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të dy vendeve të udhëtojnë lirshëm me patentë shoferët e shtetit përkatës. Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, ka njoftuar ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu MPB ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës që lëvizin me veturë nëpër territorin e Serbisë, e të cilët kanë hasur në situatat e tilla, të lajmërohen në policinë kufitare ose në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, qytetarët mund të kontaktojnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme përmes këtyre kontakteve: [email protected]; 038 200 19 545 apo 045 149 111.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













