Kosova
VV: Shteti po e neglizhon dhunën dhe vrasjet ndaj grave
Deputetet e LVV-së, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci, dolën në konferencë për media ku folën në lidhje me ‘dhunën e vazhdueshme ndaj grave, vrasjet që kanë ndodhur ditëve të fundit, neglizhencën totale të Policisë së Kosovës dhe dështimin e shtetit për t'i parandaluar dhe vënë drejtesi pasi ato te kene ndodhur’.
Deputetja Arbërie Nagavci e përmendi vrasjen që ndodhi, sërish, ndaj një tjetër gruaje në Gjakovë ditën e sotme.
Ajo foli për numrin i cili gjithnjë është në rritje të dhunës në familje dhe mostrajtimin nga ana e shtetit dhe institucioneve përkatëse të shkaqeve dhe rrethanave që po çojnë në këto raste.
“Sivjet, deri në korrik janë evidentuar 751 raste të dhunës në familje. Edhe vetë statistikat e Policisë tregojnë se numri i dhunës në familje po rritet nga viti në vit. E dhuna ka qenë edhe shkaku kryesor që disa nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet. Në një prononcim Policia e Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2015 janë evidentuar 1038 raste, ndërsa në vitin 2017 janë 1269 raste. Sipas raporteve të RrGK, 40.9% e grave vuajnë nga dhuna në familje”, tha Arbërie Nagavci, shkruan Albinfo.ch.
Deputetja Nagavci theksoi se vetëm në ditët e fundit ka pasur dy raste të vrasjeve të grave në Gjakovë, Valbona me vajzën e saj Kiarën dhe sot në orët e hershme të mëngjesit një tjetër grua e privuar nga e drejta për jetë nga bashkëshorti i saj.
“Çështja bëhet edhe më tragjike kur këtyre vrasjeve i shtojmë edhe rastet e raportuara, si rasti ku një burrë bashkë me djemtë e tij përdori dhunë fizike mbi gruan dhe vajzat të cilët tashmë janë liruar nga policia. Ndaj këtij fenomeni, drejtësia dhe shteti jo vetëm që janë neglizhentë, por edhe nuk i trajtojnë me seriozitet këto vepra penale, rrjedhimisht duke i stimuluar në mënyrë direkte aktet e tilla të dhunës”, thuhet në njoftimin e LVV-së, shkruan Albinfo.ch.
Deputetja Saranda Bogujevci foli për masat që duhet të ndërmarrë shteti dhe institucionet përkatëse për të parandaluar dhe ngritur zërin kundër rasteve të dhunës në familje duke filluar nga kërkesa për interpelancë me ministrat e Ministrisë për Drejtësi dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, te protestat e aktivitetet simbolike, si dhe, së bashku me shoqërinë civile, organizimin e fushatave vetëdijësuese kundër dhunës në familje.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














