Autotech
Smartphoni i ri, vetëm 300 dollarë
Modeli bazë i “Poco F1”, i cili ka një RAM prej 6 GB dhe një memorie të brendshme prej 64 GB, kushton 20.999 rupi (300 dollarë)
Firma kineze e telefonave celularë, Xiaomi, ka zbuluar një “smartphone” të ri me karakteristika të jashtëzakonshme dhe me një kosto të përballueshme, me prezantimin e markës së re.
“Poco F1” ka të inkorporuar çipin më të fundit “Snapdragon”, ka një bateri mbi mesataren prej 4.000 mAh, ndërkohë që RAM-i është plot 8 GB, duke qenë i ngjashëm për nga këto karakteristika me “Galaxy Note 9” të Samsungut.
Por, ndryshe nga produkti i kompanisë koreano-jugore, ai do të kushtojë ndjeshëm më pak sesa modelet më të famshme të markave “të përballueshme” rivale, kur të shitet në Indi.
Një ekspert thotë se lansimi në treg i këtij celulari mund të detyrojë firmat e tjera që të rishikojnë çmimet e tyre, shkruan “TCH”.
Modeli bazë i “Poco F1”, i cili ka një RAM prej 6 GB dhe një memorie të brendshme prej 64 GB, kushton 20.999 rupi (300 dollarë), përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, versioni më i kompletuar, me pjesën e pasme prej fibre sintetike dhe me një RAM e memorie më të madhe, kushton 29.999 rupi (430 dollarë).
Sipas shtypit lokal, rivalët më të fortë në konkurrencë janë OnePlus 6 dhe Asus ZenFone 5Z. Modelet e OnePlusit kushtojnë mes 34.999 dhe 43.999 rupi, ndërsa ato të Asusit midis 29.999 dhe 36.999 rupi.
Vetëm pajisja më e re e Huaweit, “Honor Play” e mposht për nga çmimi “Poco F1”, pasi kushton 19.999 deri në 23.999 rupi, por karakteristikat janë shumë herë më të dobëta.
“Poco F1” është konfirmuar aktualisht vetëm për tregun indian, ku do të hidhet në shitje më 29 gusht, megjithatë, prodhuesi kinez thotë se ka në plan ta tregtojë atë edhe në 50 shtete të tjera, mes të cilave edhe vende evropiane.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











