CH-Ballkani
Vdes turistja italiane, burri i saj në gjendje të rëndë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka ngelur i plagosur nga aksidenti i ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.
Burimet të mediave shqiptare bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë. Viktimë është një turiste italiane, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, përcjell albinfo.ch.
Automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italianë me banim në Genova, Itali.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












