Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon me 7 shtator
Sipas një njoftimi më 7 shtator do të vazhdoj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky i ndërmjetësuar nga BE.
Bashkimi Evropian konfirmon se takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini, do të mbahet më 7 shtator.
“Përfaqësuesit e lartë do të vazhdojnë diskutimet me dy presidentët në lidhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit, me synim që të arrihet përparim konkret, duke pasur parasysh prioritetin që ka ky dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit i ndërmjetësuar nga BE-ja, që rajonit i jep perspektivën e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Dy ditë më vonë presidenti serb pritet ta vizitojë Kosovën.
E-Diaspora
-
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” Libri i autores Edona B. Kelmendi, sjell një dëshmi të fortë mbi luftën në Kosovë. Ai... -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprollit, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster -
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi Fuqia blerëse po rritet përsëri ... -
Klubi zviceran refuzon koncertin e Kanye West -
Zvicra kryeson botën për numrin e ekspertëve të Inteligjencës Artificiale për banor -
Zvicër: Banorët përplasen për gjelat, lopët dhe kamionin e qumështit -
Zvicër: Produktet për lënien e duhanit deri pesë herë më të shtrenjta se jashtë vendit














