E-Diaspora
Dëshmon parlamentari shqiptar i Cyrihut: Njerëzit bënin selfie para zjarrit!
Prania e Përparim Avdilit pranë zjarrit ka qenë e rastësishme. Ai, në natën e mbrëmshme, në cilësinë e parlamentarit, po e shoqëronte policinë e qytetit rrugëve të Cyrihut
Lajmi mbi zjarrin e madh që ka shpërthyer mbrëmë një ndërtesë në qendër të Cyrihut, për vetë potencialin e rrezikut që ka pasur, ka qenë sot ndër lajmet më të pranishme në mediat e këtushme.
Në mesin e shumë rrëfimeve të dëshmitarëve të zjarrit që kanë transmetuar mediat, rrëfimi i Përparim Avdilit, parlamentar i FDP-së në Asamblenë e Cyrihut (i pari shqiptar në këtë pozitë) ka qenë më i veçantë. Ai ka folur për portalin e gazetës NZZ lidhur me këtë rast të rëndë, i cili, për fat, ka përfunduar pa viktima.
Prania e tij pranë zjarrit ka qenë e rastësishme, shkruan albinfo.ch. Ai, në natën e mbrëmshme, në cilësinë e deputetit, po e shoqëronte policinë e qytetit rrugëve të Cyrihut. “Isha përgatitur për një natë të qetë. Por ajo që ndodhi pastaj ishte e pabesueshme dhe nuk do ta harroj kurrë”, thotë Avdili.
“Pas disa kontrolleve rutinore erdhi alarmi nga qendra : Zjarr në Stacionin Kryesor Hekurudhor”. Menjëherë makina policore me dritë të kaltër ku uishte Përparimi, ka shpejtuar drejt stacionit.
Ai tregon se përveç për djegien e ndërtesës, kishte një ndjenjë jo të mirë edhe për sjelljen e njerëzve në afërsi të zjarrit. Me qindra sehirxhinj po ua zinin rrugën policëve. Ata bënin filma dhe “selfie” me telefonat e tyre ose para ndërtesës që digjej. Madje disa minuta policisë i kanë shkuar duke u përpjekur për t`i hequr këta sehirxhinj nga rruga, thotë Avdili. “Jam ndier i tronditur nga kjo sjellje e papranueshme”.
Pasi që policët e vendosën izolimin e ndërtesës ndodhi një shpërthim i zhurmshëm nga brendia endërtesës. Kishte eksploduar një bombolë gazi. “Unë e ndjeva valën e presionit dhe pata ndjenjën se timpani im i veshit po pëlciste”. Pastaj ai është tërhequr mbrapa. Nga shpërthimi i dytë, një polic ka pësuar traumë dëgjimi. “Edhe unë kisha për një kohë të gjatë fishkëllima në vesh. Për fat kjo më kaloi”, rrëfen Avdili.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe policë dhe zjarrfikës të tjerë. “Në fillim mendova se ata janë të pafuqishëm para këtij zjarri gjigant”, transmeton albinfo.ch. Por me kohë ata e vunë zjarrin nën kontroll. Sipas Përparimi, organizimi ka qenë perfekt. “Kam respekt të madh për këtë çfarë kanë bërë këta burra dhe gra në këtë natë. Ata me shumë guxim dhe nerva të forta kanë shmangur më të keqen”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër












