CH-Ballkani
Thaçi e Vuçiq flasin për ndryshimin e kufijve
Thaçi foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë folur së bashku për herë të parë se ndryshimi i kufijve është opsioni më real për arritje të marrëveshjes mes dy vendeve.
Duke folur në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është e vendosur që të arrijë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme me Serbinë.
Sipas tij, tani është koha që të arrihet një marrëveshje e tillë, por shtoi se për këtë qëllim, nevojitet ndihma e të gjitha palëve të përfshira, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Thaçi foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale.
“Ne jemi të vendosur të elaborojmë (eksplorojmë) çdo opsion, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje”, tha Thaçi.
Sipas tij, vendet e rajonit nuk duhet të kenë frikë nga korrigjimi eventual i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se serbët dhe shqiptarët, duhet të flasin me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet, që sipas tij, datojnë për 200 vjet.
Vuçiq tha se kundër tij janë edhe Kisha Ortodokse dhe armiqtë e tij politikë.
“Unë nuk e dua Thaçin, por ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. Ne duhet të mundohem t’i zgjidhim problemet që janë duke zgjatur jo që dy vjet, jo që 20 vjet, po që 200 vjet”, tha Vuçiq.
Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Vuçiq tha se “askush nuk e di ku janë kufijtë tanë”.
“Unë do të them një gjë, Hashimi do të thotë një gjë tjetër”, u shpreh Vuçiq. Ai u shpreh në favor të ridefinimit apo korrigjimit te kufirit, duke thënë se askush nuk duhet të presë që Serbia ta njohë Kosovën. Andaj si zgjidhje, edhe Vuçiq u ndal te nevoja e korrigjimit të kufirit.
Gjatë diskutimeve në mes të panelistëve, presidenti Thaçi tha se duhet të arrihet një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që vendi të lëvizë drejt BE-së dhe NATO-s.
“Ne kemi një konflikt të ngrirë. Unë jam historian, por nuk dua të jetoj me librat e historisë në Ballkan. Bile, as me librat e historisë të vendit tim. Për ne tani është koha të bëjmë historinë e re”.
“Ne po mundohemi ta bëjmë më të mirën. Nëse nuk e arrijmë marrëveshjen paqësore, cila është zgjidhja? Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së, një BE-je të bashkuar, ne nuk jemi djelmosha problematik. Ne po përpiqemi të bëjmë marrëveshje. Askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për mbështetje nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në konferencën e përbashkët, presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, Borut Pahor, president i Sllovenisë tha se Ballkani Perëndimor është në top-agjendën e BE-së.
Sipas tij, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit nuk do të ketë shtyrje tjera.
Pahor ka thënë se në BE nuk mund të hyjë askush që ka probleme kufitare me fqinjtë.
Ndërkohë para nisjes së konferencës, presidenti Thaçi ka pasur një takim me homologun e tij austriak, Van der Bellen.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve















