Uncategorized
Shqipëria e gatshme për strehimin e 20 refugjatëve afrikanë nga anija “Diciotti”
Italia kërcënon se do të ndalojë pagimin e kontributeve për BE-në, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve. Shqipëria dhe Irlanda të gatshme të strehojnë refugjatë
Pas kritikave ndërkombëtare dhe hapjes së hetimeve nga prokuroria e Agrixhentos ndaj ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, ky dha urdhër që 150 refugjatët që vazhdonin të qëndronin në bordin e anijes së rojës bregdetare italiane “Diciotti”, të lejohen të zbresin nga bordi i anijes, shkruan “DW”.
Prokuroria po heton ndaj Matteo Salvinit nën akuzën e privimit të lirisë, mbajtjes së paligjshme në gjendje arresti dhe shpërdorimit të postit, meqë ky nuk i lejoi refugjatët e strehuar në anije që të zbrisnin në tokën italiane, përcjell albinfo.ch.
Anija e rojës bregdetare italiane “Diciotti” shpëtoi javën e kaluar 190 refugjatë, 13 prej tyre u dërguan menjëherë në spital. Qeveria italiane fillimisht i refuzoi anijes së rojës bregdetare që të ankoronte në portet italiane. Por më pas anija “Diciotti” u lejua të ankoronte në Catania. Të mërkurën (22.08.) Italia lejoi fillimisht 27 të mitur të pashoqëruar që të zbrisnin nga anija. Pas kësaj kjo ju lejua edhe 16 nga 150 refugjatëve të mbetur në anije. Për dy nga njëmbëdhjetë gratë dhe pesë burrat e këtij grupi dyshohet se kanë tuberkuloz, njoftoi agjencia e lajmeve Ansa.
Shqipëria dhe Irlanda të gatshme të strehojnë refugjatë
Sipas një marrëveshje të arritur mes Kishës Katolike të Italisë dhe Shqipërisë dhe Irlandës, këto dy vende janë të gatshme të strehojnë një numër refugjatësh. Shqipëria është shprehur e gatshme të strehojë 20 syresh, Irlanda 20 deri 25.
UNHCR-ja kishte kërkuar në një deklaratë të botuar në Gjenevë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’u ofrojnë rreth 150 emigrantëve në bordin e anijes së rojes bregdetare italiane “Diciotti”, mundësi “urgjente” strehimi. Komisioneri i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi e dënoi trajtimin e emigrantëve në “Diciotti” si “të rrezikshëm dhe imoral”. Jeta e refugjatëve është në rrezik, “ndërsa shtetet po zhvillojnë një betejë politike për zgjidhje afatgjata”, kritikoi ai.
Kërcënime nga Italia
Italia kërkon nga vendet e tjera të BE-së që t’i pranojnë refugjatët. Megjithatë, edhe pas një takimi të dhjetë vendeve të BE-së, që u zhvillua të premten (24.08.) në Bruksel nuk u arrit asnjë përparim në çështjen e refugjatëve.
Për këtë arsye Italia, e cila me rreth 20 miliardë euro, është kontribuuesja e tretë më e madh në BE, pas Gjermanisë dhe Francës, ka kërcënuar se do të ndalojë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.
Italia, ku pjesëtare e qeverisë është edhe partia ksenofobike Lega, po ndjek që nga fillimi i detyrës së qeverisë së re në qershor, një vijë të ashpër në politikën e refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














