Futboll
Portieri i Manchester Cityt pranon ftesën e Kosovës
Arjanet Muriqi, i lindur në Cyrih, ka pranuar të luajë për Kosovën. Ai është vetëm 19-vjeçar
Portieri i talentuar i klubit anglez të Manchester City, Arjanet Muriqi, ka vendosur të pranojë që të luajë për Kosovën.
Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila pas shumë muajve bisedimesh ka arritur të bindë lojtarin që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Arjaneti luan për Manchester Cityn dhe ka kontratë deri më 2021, kurse ishte i huazuar në NAC Breda në Holandë.
Ai është shqiptar nga Mali i Zi, i lindur në Zvicër. Ai ka luajtur për grupmoshat e Cyrihut para se t’i bashkohej Manchester Cityt.
Arjaneti është portier 19-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021, ndërsa të shtunën ishte në bankën rezervë ndaj Wolvesit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes















