Ekonomi
Klima e biznesit në Gjermani është përmirësuar më shumë se sa pritej
Instituti i Kërkimeve "ZEW" me seli në Munih tha se pritjet ekonomike në Gjermani për gjashtë muajt e ardhshëm u rriten në gusht për 11 pikë, në 13.7 pikë
Klima e biznesit në Gjermani është përmirësuar në gusht më shumë se sa pritej fillimisht. Kjo është e qartë nga të dhënat e Institutit “Ifo” të cituar nga “tradingeconomics.com”, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i klimës së biznesit në ekonominë më të madhe të Evropës u rrit me 2.1 pikë përqindjeje në krahasim me muajin e pare, 103.8 pikë në gusht, duke e treguar më lart parashikimin konsensual të tregut me 101.9 pikë.
Nënindeksi për matjen e pritjeve të biznesit të ardhshëm u rrit me 3 pikë, në 101.2 pikë. Sa u përket kushteve aktuale të biznesit, përmirësimi vërehet edhe me 1 pikë, në 106.4 pikë.
Të dhënat e fundit konfirmojnë rezultatet e një studimi nga mesi i gushtit, kur u bë e qartë se pikëpamjet e investitorëve gjermanë në gjendjen e ekonomisë më të madhe të Evropës, në muajt e ardhshëm është përmirësuar ndjeshëm në gusht. Kjo ndodhi pasi u arrit marrëveshje paraprake në mes të Donald Trump dhe Jean-Claude Juncker që çoi në dobësimin e shqetësimeve të shkallëzuara të “luftës tregtare”, në pjesën e saj në mbarë botën, ose të paktën që godet Evropën. Hulumtimi u krye nga një Qendër për Studime Ekonomike Europiane me qendër në Munih.
Instituti i Kërkimeve “ZEW” me seli në Munih tha se pritjet ekonomike në Gjermani për gjashtë muajt e ardhshëm u rriten në gusht për 11 pikë, në 13.7 pikë (niveli më i ulët që nga gushti 2012). Pritjet mesatare në tregjet financiare ishin për një përmirësim modest, në 20.7 pikë.
Shumë ekonomistë presin rritjen e ekonomisë gjermane në kulm. Disa ekspertë dhe institute kanë ulur kohët e fundit parashikimet e tyre të rritjes dhe presin një zgjerim ekonomik prej pak më shumë se 2% në Gjermani këtë vit, poshtë 2.2% në vitin 2017. Sektori i ndërtimit vazhdon të merret mirë. Industria solide ka filluar në tremujorin e dytë me rritje të fortë të të ardhurave. Në prill, të ardhurat nga industria e ndërtimit ishin 9.8% më të larta se një vit më parë, sipas Shërbimit Federal të Statistikave.
E-Diaspora
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt Mësohet se shfaqja “Ëndrrat e Hamletit”, me regji të Mentor Zyberajt ka marrë vlerësim të lartë...
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore