Kosova
BE në dilemë: Të pranojë ose jo korrigjimin e kufijve
Qeverive të vendeve anëtare të BE nuk po u pëlqen shumë ideja për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke korrigjuar kufirin me Serbinë, por njëkohësisht ato nuk po e refuzojnë atë, shkruan Politiko.eu.
Në një artikull të titulluar “Evropa po lufton me kokë dhimbjet e Ballkanit”, me rastin e takimitKjofoBmm ministror të shteteve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Vjenë, portali Politiko.eu vë në dukje se kjo ishte mundësia e parë për qeveritë e BE-së që të diskutuar mbi propozimin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ideja e cila u ngrit ndërkohë që shumë zyrtarë evropianë ishin me pushime, transmeton lajmi.net.
Sipas medies në fjalë, kjo kokë dhimbje për BE-në vjen pas luftërave ballkanike, konfliktit të ngrirë në mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq thanë se duan të flasin për të korrigjimin e kufirit.
Të ballafaquar me dëshirën e dy e Presidentëve për të thyer tabunë dhe vullnetin e administratës së Trumpit për të marrë vëmendje për një çështja të tillë, zyrtarët dhe diplomatët e BE-së vendosën të mos e braktisin planin, të paktën tani për tani, thotë “Politiko”.
Tutje artikulli thotë se, askush nuk është që e ka pranuar si të tillë këtë ide, por nuk është janë të gatshëm për ta kundërshtuar plotësisht.
“Në një botë ideale, ajo ndoshta do të kishte ndodhur, por kjo nuk është një botë ideale, kjo është Ballkani, në mënyrë duhet të konsideroheT%(09D, citohen të kenë thënë diplomatët e BE-së.
Në të njëjtën kohë, kujtohet se Gjermania deri më tani ka dyshime në lidhje me propozimin, por se kancelarja gjermane Angela Merkel në fillim të javës, tha se Berlini zyrtar mbështet të gjitha bisedat që çojnë në një zgjidhje, duke theksuar se integriteti territorial ka rëndësi të madhe.
Çdoherë sipas medies në fjalë, Thaçi e Vuçiq nuk kanë shpjeguar detajet se çfarë do të thotë korrigjimi i kufijve.
“Skenari është më domethënës që do të thotë se një pjesë e Kosovës, e populluar kryesisht nga serbët (Veru), t’i përkas Serbisë, dhe se, nga ana tjetër, një pjesë e jugut të Serbisë qendrore, të cilën shqiptarët e quajnë “Lugina e Preshevës”, me një popullsi kryesisht shqiptare, t’i bashkohet Kosovës” shkruan Politika duke cituar një diplomatët të paidentifikuar të BE-së, i cili shpreh shqetësim në lidhje me ndarjen e territorit, sipas përkatësisë etnike, dhe shprehet “shumë skeptik” për shkak të pasojave të mundshme.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











