Futboll
Trajneri lavdëron Rashicën
Milot Rashica ia siguroi fitoren Werderit me një super gol në minutën e 96-të nga gjuajtja e lirë
Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Bundesliga.
Pasi javën e kaluar asistoi, ai ndaj Eintracht Frankfurt shënoi golin e fitores nga gjuajtja e lirë në minutën e 96-të.
Rashica hyri në lojë në minutën e 83-të, por në minutat shtesë shënoi super gol për fitoren e parë të Werderit në këtë sezon.
Ai është notuar me 7.3, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë për minutat që ishte në fushë.
“Ishte një fitore për tifozët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes. Goli i tij është vlerësuar lart nga mediat gjermane, kurse futbollistin nga Vushtrria e përgëzoi edhe trajneri i tij, Frank Baumann. “E dimë se Rashica ka goditje të mirë dhe është mirë që ai mori goditjen e fundit. Jam i lumtur për sepse ndryshoi lojën për minutat që ishte në fushë”, u shpreh Baumann.
Rashica është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












