Shqipëria
Burgoset Marsela Kreka, shpërndante kokainë në Britani
Marsela Kreka, e njohur edhe si Maria Danciu, 28-vjeçe, është arrestuar në Angli e dyshuar se është përfshirë në furnizimin me shumicë të lëndëve narkotike.
Ajo është arrestuar pasi u kap me një kg kokainë në makinën e saj. Ndërsa policia thotë se kishte dëshmi që ajo ishte e përfshirë në trafikun e drogës që nga maji i vitit 2016.
Adrian Flasher nga CPS ka thënë se Marsela Kreka ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar, të përfshirë në furnizimin e sasive të mëdha të kokainës, përcjell albinfo.ch.
“Zyra e Prokurorit punon ngushtë me policinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë që të identifikojë ata që mashtrojnë, duke pretenduar se janë trafikuar në mënyrë që të mos përballen me ligjin dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që viktimat e vërteta të trafikimit të marrin mbrojtjen që u siguron ligji”, tha Flasher, transmeton televizioni oranews.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












