Futboll
Mustafi nuk dënohet pasi bëri shqiponjën
Federata e Futbollit të Anglisë nuk ka ndërmarrë ndonjë masë ndaj mbrojtësit shqiptar
Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë për festimin me shqiponjë në golin ndaj Cardiffit.
Ai shënoi golin e parë në fitoren e Arsenalit 3:2 në fundjavë dhe më pas festoi me shqiponjë, e që nxiti raportime se ka mundësi të dënohet për shkak të këtij simboli.
Megjithatë, FA nuk e ka dënuar mbrojtësin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar për këtë simbol pas fitores ndaj Serbisë në Botëror, ndërsa Federata Angleze ka njoftuar se nuk do të ndërmarrë masa ndaj Mustafit.
Ditë më parë edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani kishte bërë shqiponjën, por ishte shprehur se e ka bërë për nipin e saj dhe është spontane, derisa nuk brengoset nëse mund të dënohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













