E-Diaspora
Besnik Obërtinca, zëri i diasporës shqiptare në Suedi
Besniku ka thënë se aktivitetin politik aktualisht po e bën në Suedi për shkak se dëshiron të kontribuojë për komunitetin shqiptar në diasporë
Qyteti i Strömstadit ku jeton edhe Besnik Obërtinca, shqiptar nga Prishtina, numëron rreth 13 mijë banorë së bashku me rrethinë.
E Besnikun pritet ta votojnë rreth 45 ose 50 familje shqiptare që jetojnë në këtë qytet për të përfaqësuar komunitetin në asamble komunale.
Në Suedi kutitë e votimit për zgjedhjet lokale do të hapen më 9 shtator, ku Besnik Obërtinca është i vetmi kandidat shqiptar për qytetin e Strömstadit. Ai jeton në këtë qytet që nga viti 2010. Ka përfunduar Shkencat Politike, departamenti Administratës Publike dhe Diplomaci si dhe Fakultetin e Mjekësisë- drejtimi Fizioterapi, të dyja këto në Prishtinë.
Në Suedi i ka legjitimuar/nostrifikuar të dy diplomat universitare. Aktualisht Besniku punon si Administrator në gjimnazin e Strömstadit si dhe së bashku me gruan e tij udhëheqin një biznes familjar sezonal në një ishull turistik në periferi të këtij qyteti.
Besnik Obërtinca ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen dhe nuk e përjashton mundësinë që të kthehet në Kosovë dhe ta realizojë aktivitetin e tij politik në Kosovë.
“Unë jam lind, rrit dhe shkolluar në Kosovë. Kam lidhje emocionale shumë të forta me vendin tim, ngaqë familja ime, rrethi dhe shoqëria ime e ngushtë jeton atje. Me mendje dhe zemër i përkas vendit tim dhe nuk e përjashtoj asnjëherë mundësinë që sërish në të ardhmen t’i jem në shërbim”, ka thënë Obërtinca për kallxo.com
Besnik Obërtinca aktivitetin e tij politik e ka filluar që nga viti 2003/04 si anëtar i Forumit Rinor të LDK-së në Prishtinë, ndërsa në vitin 2007/08 ka qenë në listën për Asamble Komunale në Prishtinë nga atëbotë LDD (Lidhja Demokratike e Dardanisë), përcjell albinfo.ch.
Besniku ka thënë se aktivitetin politik aktualisht po e bën në Suedi për shkak se dëshiron të kontribuojë për komunitetin shqiptar në diasporë. Obërtinca që nga viti i kaluar është anëtar i partisë Socialdemokrate dhe këtë vit edhe pjesë e listës për Asamble Komunale në Strömstad.
Obërtinca ka thënë se politika aktuale në Kosovë nuk do t’i kishte krijuar mundësi të ushtrimit të aktivitetit politik.
“Politika aktuale që bëhet në Kosovë nuk besoj që do kishte krijuar mundësi angazhimi, ngaqë mënyra e të bërit politikë konsiston në ndërtim të interesave personale dhe jo në shërbim të popullit siç duhej normalisht të ishte. Shpresoj në ndërrim gjeneratash që domosdoshmërisht do të prodhonte ndryshim dhe politikë të mbarë. Atëherë do të hapeshin rrugë të mirëfillta angazhimesh të reja. Deri atëherë shpresojmë në ditë më të mira”, është shprehur Obërtinca
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit















