Bota
Trump, Ivanovit: Marrëveshja me Greqinë i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe BE
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i është drejtuar Presidentit maqedonas Gjeorge Ivanov se marrëveshja me Greqinë hap rrugët për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e BE.
Marrëveshja e Prespës i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, ka shkruar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në urimin dërguar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë.
“Maqedonia ka shumë arsye që të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin shumëvjeçar (v.j.të emrit) me Greqinë dhe i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit”, ka shkruar presidenti amerikan, duke e siguruar Ivanovin për vazhdimin e mbështetjes amerikane për procesin euroatlantik.
“SHBA është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësim në NATO. U dëshirojmë gjithë të mirat qytetarëve të Maqedonisë me rastin e kësaj dite të veçantë”, thuhet në urimin e presidentit Trump të publikuar nga ambasada amerikane në Shkup, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












