Autotech
Edhe Ford tërheq 2 milionë vetura nga tregu
Sipas zyrtarëve të kompanisë, modeli më i prekur do të jetë F-150, që ka edhe më së shumti shitje në SHBA
Kompanitë e madhe të automobilave për shkaqe të ndryshme po tërheqin vetura nga tregu, derisa arsyet janë të ndryshme.
Së fundi, kompania amerikane “Ford” ka njoftuar se do të tërheq dy milionë vetura nga Amerika e Veriut, përcjell albinfo.ch.
E gjithë kjo është për shkak të një defekti në rripat e sigurimit në ulëset e para, që mund të shkaktojë zjarr.
Sipas zyrtarëve të kompanisë, modeli më i prekur do të jetë F-150, që ka edhe më së shumti shitje në SHBA.
Sipas mediave ndërkombëtare, si shkas për këtë veprim është bërë paraqitje e 17 rasteve në SHBA dhe 6 në Kanada, ku ka pasur zjarr ose tym të nisura nga rripi i sigurimit, edhe pse nuk ka pasur të lënduar.
Rripi i sigurimit të shoferit dhe pasagjerit mund të shkaktonin shumë shkëndija, dhe këto shkëndija mund të ndezin gazin që ndodhet në sistem dhe si përfundim të shkaktojnë një zjarr.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













