Kosova
Dogana kosovare, për 9 muaj inkasoi 736.4 milionë euro
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mililionë euro apo 2.5% me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak
Gjatë periudhës raportuese Janar –Gusht të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mililionë euro apo 2.5% me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak, shkruan rtklive.com
Për më tepër, ndikimi në të hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import të taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milionë euro, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milionë euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, qe ketë vit po kane ndikim me shumë në teë hyrat e planifikuara, përsëri Dogana e Kosovës është duke vazhduar me performance shume te mire ne grumbullimin e te hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera qe Dogana ka përgjegjësi , mirëpo gjithashtu ne vlerësojmë se këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do te kenë efektin e vet pozitiv shume me te madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes te prodhimeve vendore.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














