Bota
Gjermania e mirë për punë, e keqe për të jetuar
Një studim i ri tregon se të huajt në atë vend nuk ndihen edhe mirë. Qiraja e lartë, mungesa e vendeve nëpër çerdhe, rritja e shpenzimeve të jetesës...
Gjermania është një vend tërheqës për investime dhe një vend që u jep të huajve mundësi të mira pune. Megjithatë, një studim i ri tregon se të huajt në atë vend nuk ndihen edhe mirë, përcjell albinfo.ch.
Qiraja e lartë, mungesa e vendeve nëpër çerdhe, rritja e shpenzimeve të jetesës.
Këto janë problemet jo vetëm për gjermanët, por edhe për ata që vijnë në Gjermani për të punuar, zakonisht të përkohshëm (emigrantët). Por kjo nuk është ajo që të huajt që vijnë në Gjermani e shohin si problemin më të madh. Ajo që është më shqetësuese për ta është pikërisht qëndrimi (jo)miqësor i gjermanëve ndaj të huajve.
Kështu thotë studimi i platformës së internetit “InterNations”, i projektuar për ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, përcjell albinf.ch.
Konkluzionet e studimit nuk janë të reja: në vitet e fundit, shpesh u ankuan për mungesën e mikpritjes së gjermanëve. Dhe kësaj radhe gjermanët figurojnë më keq në listë: nga 68 vende në listë, Gjermania renditet e 38-ta. Ky është një rezultat shumë më i dobët në krahasim me vitin 2014, kur Gjermania ishte ende në vendin e 12-të.
“Vetëm 56 për qind e të anketuarve në Gjermani thonë se është e vështirë për t’u bërë miq me vendasit”, thotë drejtori i platformës “InterNations”. Globalisht, 36 për qind e emigrantëve kanë probleme në gjetjen e kontakteve me vendësit. Në Gjermani, kjo përqindje është dukshëm më e lartë.
Gjermania ka shumë për të mësuar nga shteti arab Bahrein, i cili është i pari në listën e “InterNations”. Dhe kjo është sepse ky vend bën gjithçka për t’i bërë njerëzit të ndihen rehat.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












