Shkurt.ch
I vdes miku në konak, vonohet ambulanca
Në Menziken të Zvicrës, një 53-vjeçar ka pësuar sulm kardiak vetëm 500 metra larg nga spitali lokal. Është dashur një kohë e gjatë deri sa ambulanca të arrijë në vendngjarje. Por, në ndërkohë, ai kishte vdekur
Një banorit 61-vjeçar nga Menzikeni i ka ardhur një mysafir. Papritmas, mysafirin e tij 53-vjeçar, ai e gjen në një kolltuk të dhomës së ditës me sy të mbyllur. Fillimisht mendoi se miku po flinte, por nuk po merrte më frymëmarrje. Mandej i shkoi ndërmend, ndoshta është sulm kardiak. Menjëherë e telefonoi emergjencën dhe filloi me një masazh të zemrës.
Kështu i rrëfeu të shtunën gazetës “Blick”, banori nga Aargau ngjarjen që e bëri publike. Zvicerani 61-vjeçar u përpoq ta shpëtojë jetën e mysafirit të tij. Qendra e emergjencës përmes telefonit e këshilloi që të bëjë masazh. Minutat po kalonin, ndërsa mikpritësi pyeste rregullisht në telefon se kur do të arrijë ambulanca: “Gjithnjë i pyesja se kur do të arrijnë këtu. Ata vetëm përgjigjeshin `Së shpejti`, ka pohuar ai për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
E para, në banesë arriti policia. Ajo filloi me masazhin e zemrës. Për policinë, transporti nuk ishte një opsion. Dhe: Vetëm pas gati 30 minutash mbërrin ambulanca.
Isabell ëenzinger, zëdhënëse e spitalit kantonal të Aaraut e ka konfirmuar rastin: Thirrja e emergjencës në qendër është bërë në orën 18 në Kölliken. Në ora 18:14, policia kishte mbërritur me një defibrilator në banesë dhe në orën 18:26, më në fund ka ardhur edhe ambulanca.
Por pse është dashur kaq shumë kohë? Spitali Menziken është vetëm disa qindra metra larg nga banesa? “Ekipi i emergjencës në Menziken ishte i zënë. Prandaj, një ekip i spitalit të Zofingenit, i cili në atë kohë ka qenë në Kölliken, është dërguar në vendngjarje”, pohon ëenzinger. Köllikeni ndodhet rreth 20 kilometra nga Menzikeni.
Mysafiri i prekur nuk është dërguar në spitalin e Mezikenit, por në spitalin kantonal të Aaraut. Aarau është gjithashtu në një distancë prej më shumë se 20 kilometra nga Menzikeni. Në spitalin kantonal, pacienti shpallet i vdekur në mbrëmje.
Banori 61-vjeçar është tronditur me humbjen e mikut të tij: “Miku im nuk është trajtuar ashtu siç e parasheh në të vërtetë sistemi ynë shëndetësor”.
Mbetet e paqartë përse nuk është mobilizuar një helikopter dhe nëse koha e arritjes së ambulancës ka qenë vendimtare për fatkeqësinë.
Isabelle Wenzinger nuk ka dashur të komentojë detaje të tjera.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë "Falë partneriteteve të forta The HALO Trust dhe punës së përkushtuar në terren, është bërë progres... -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut











