Bota
A do të luftojë ushtria gjermane në Siri?
Çfarë do të ndodhë nëse rebelët sirianë në Idlib do të sulmohen me gaz helmues? Gjermania nuk e përjashton mundësinë që të marrë pjesë në masat ndëshkuese. Bisedime për këtë çështje janë bërë
A do të marrë pjesë ushtria gjermane, Bundeswehr, në luftimet kundër trupave qeveritare në Siri? Ajo që mund të duket e vështirë për t’u imagjinuar është diskutuar prej kohësh nga ekspertët e ministrisë gjermane të Mbrojtjes.
Ushtria gjermane do të marrë pjesë në sulme ajrore, nëse qeveria e Damaskut do të përdorë gaz helmues kundër kështjellës së fundit të rebelëve, Idlib. Këtë gjë ekspertët nuk e shohin si të pamundur, të paktën në periudhën e fundit. Tre milionë vetë do të prekeshin nga një gjë e tillë. Nëse situata keqësohet atje, atëherë një numër i madh njerëzish do ktheheshin në refugjatë. Dhe shumë do të vdisnin. Të gjitha përpjekjet diplomatike për zbutjen e situatës kanë dështuar deri tani, shkruan “DW”.
“Vendimet diskutohen edhe me partnerët”
Sipas njoftimeve të gazetave ditën e hënë, qeveria gjermane ka folur tashmë me aleatët në Uashington, Paris dhe Londër për një pjesëmarrje të mundshme. Që ka pasur bisedime, e konfirmon edhe zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert: “Natyrisht që qeveria gjermane flet me partnerët dhe aleatët. Sepse duke patur parasysh gjendjen në Idlib shqetësimet janë të mëdha, që modelet e tmerrshme nga sheshet e tjera siriane të luftimeve mund të përsëriten.” Kjo mund të shkaktojë vërtet një situatë të re për Gjermaninë. Në muajin prill, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe iu përgjigjen me sulme ajrore përdorimit të mundshëm të gazit helmues. Pa pjesëmarrjen gjermane, sepse qeveria në Berlin pati deklaruar ndër të tjera, se asaj nuk i është kërkuar një gjë e tillë. Duket se tani kjo ka ndryshuar. Por edhe nëse është kërkuar tani pengesa të mëdha kushtetuese mbeten kundër një pjesëmarrjeje të mundshme gjermane, përcjell albinfo.ch.
FDP e hapur, E majta kundër
Konkretisht gazeta Bild shkruante ditën e hënë se tornadot e ushtrisë gjermane janë të gatshme për sulm. Deri tani Gjermania ka marrë pjesë në sulmet ushtarake në Siri me fluturime zbuluese të tornadove, megjithëse vetëm në pozicionet e milicëve ekstremistë të IS. Zgjerimi i pjesëmarrjes, tani edhe në pozicionet e ushtrisë siriane kërkon aprovimin e parlamentit. Nuk është e sigurt, nëse do të arrihet ai të merret. Aprovim të kujdesshëm për çdo rast dha të hënën kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner: “Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, i gazit helmues, është një krim kundër njerëzimit, që duhet përndjekur. Nga komuniteti ndërkombëtar. Nëse komuniteti ndërkombëtar e vendos këtë, Gjermania nuk mund të qëndrojë mënjanë.” Por Lindner shtoi njëkohësisht: Gjendja e Bundeswehrit dhe tradita e saj nuk e lejojnë një pjesëmarrje “ofensive”. Për Të majtën kryetari i fraksionit Dietmar Bartsch deklaroi kategorikisht: “Unë mendoj se që tani, në ndihmën gjermane diçka nuk është në rregull”.
Edhe kryetarja e socialdemokratëve është kundër
Nga të gjitha ministritë gjermane që mund të preken nga një pjesëmarrje gjermane u lëshuan ditën e hënë deklarata të rezervuara për këtë temë. Qeveria, që është nën presion të madh për shkak të politikës së azilit dhe të refugjatëve, nuk mund të lejojë konflikte të reja. Sepse kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles, reagoi me një “Jo” të qartë për thashethemet mbi një pjesëmarrje gjermane. Dhe socialdemokratët janë pjesë e qeverisë. Mos na hapni punë, lexohej të thuhej nga fytyrat e përfaqësuesve të qeverisë ditën e hënë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












