Kosova
Haradinaj: Eksperiment i rrezikshëm, loja me kufij e territore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të kundërshtojë fuqishëm idenë e presidentit për korrigjim të kufijve. Ai e ka quajtur eksperiment të rrezikshëm lojën me kufij e territore.
“I lus të gjithë të kenë kujdes. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se sa rrezik është loja me kufij në Ballkan. Kur hapen, nuk ka garanci se kur do të mbyllen, pas çfarë tragjedive dhe në të mirën e kujt, e Kosova nuk e ka luksin të flasë për ndryshime territori, kufijsh apo popullsie”, ka thënë kryeministri, pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai është treguar i rezervuar të deklarohet rreth rezolutës që liderët e Luginës një ditë më herët ia dorëzuan presidentit, e që synohet të dalë shpejt në Kuvend për votim, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ime ka shkuar përpara me përkrahje për Preshevën. Kemi komunikim shumë të mirë për interesat e përditshme për mbijetesën e shqiptarëve në Luginë, për të tjerat mbaj pozicion të rezervuar, meqë i obligohem Kushtetutës, integritetit, sovranitetit dhe kufijve”, ka thënë kryeministri. Edhe ai njëjtë, si presidenti nuk e di se kur do të vizitojë Luginën. Kur foli për vizitën e presidentit në Mal të Zi dhe çfarë është bërë sa i përket korrigjimit, kryeministri ka thënë se nuk ka presion kohor, meqë sipas tij, temë shumë me rëndësi është liberalizimi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












