Bota
Dalai Lama: Europa u takon europianëve
Lideri spiritual i Tibetit, Dalai Lama, ka thënë të mërkurën se “Europa u takon europianëve” dhe se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre respektive për t'i rindërtuar ato, shkruan albinfo.ch.
Duke folur në një konferencë të qytetit të tretë më të madh suedez, Malmo, njëherësh strehim i shumë emigrantëve, Dalai Lama, i cili ka fituar çmimin NOBEL për Paqe më 1989, tha se Europa e ka detyrë “morale t’u ndihmojë refugjatëve nga rreziku i jetëve të tyre”.
“Strehoni ata, ndihmoni atyre dhe edukoni…por ata detyrimisht duhet të zhvillojnë shtetet e tyre”, tha 83-vjeçari tibetian, i cili vetë ka ikur në ekzil nga Lhasa, pas frikës për jetën e tij nga qeveria kineze.
“Mendoj se Europa u takon europianëve”, tha ai, duke shtuar se refugjatëve duhet t’u bëhet e qartë se ata “duhet detyrimisht të ndërtojnë shtetet e tyre të origjinës”.
Suedia është vendi i cili ka pranuar më shumë të huaj për kokë banori, por kohët e fundit edhe atje partitë e djathta antiemigrante po rriten në mbështetje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












