Kuriozitete
Turisti i parë në Hënë
Njoftimi u bë nga selia qendrore e SpaceX në Kaliforni
SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, zbuloi udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth hënës.
Miliarderi japonez dhe manjati i modës online, Yusaku Maezawa, 42 vjeç, tha: “Unë shkoj në Hënë”.
Misioni është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë i njeriut rreth Hënës që nga viti 1972, shkruan “rel”.
Por, ai mbështetet në një raketë që nuk është ndërtuar ende dhe Musk paralajmëroi se “nuk është ende 100% e sigurt se mund të bëhet fluturimi”, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi u bë nga selia qendrore e SpaceX në Kaliforni.
Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë, 12 prej tyre kanë zbarkuar atje.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













