Bota
Hungaria ‘nuk do të jetë kurrë vendi migrantëve’
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, akuzoi zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për, siç tha, “përhapjen e gënjeshtrave” me kritikat e tyre ndaj politikave anti-migrim të Budapestit, duke thënë se vendi i tij “nuk do të jetë kurrë vend i migrantëve”.
“Është e qartë se zyrtarët e OKB-së që i përhapin këto gënjeshtra për Hungarinë, janë zyrtarë të njëanshëm pro migrimit”, tha Szijjarto në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut, në Gjenevë.
Hungaria, shtoi ai, “nuk do të jetë kurrë vend i migrantëve”. “Nuk do të lejojmë asnjë migrant të vetëm të paligjshëm të hyjë në territorin e vendit tonë”, tha ai.
“Hungaria do të mbetet vendi i hungarezëve, i lumtur dhe krenar për historinë e tij mbi 1,000-vjeçare dhe kulturën e krishterë dhe traditat”, tha Szijjarto.
Adresimi i tij vjen pasi shefja për të drejta të njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet, dhe një grup i ekspertëve të OKB-së krtikuan ashpër politikat e Hungarisë, javën e kaluar, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeminstri Viktor Orban, ka marrë qëndrim të ashpër ndaj migrantëve qysh në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë.
Autoritetet hungareze kanë ngritur edhe gardhe me tela gjemborë në kufij, për të parandaluar hyrjen e tyre.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












