Ekonomi
Pastrimi i parave në bankën e njohur, skandali më i madh në Evropë
Shefi i "Danske Bank" dha dorëheqje shkaku i skandalit me pastrimin e parave prej 200 miliardë eurosh
Komisioni Evropian ka përshkruar rastin e pastrimit së parave prej 200 miliardë eurosh në bankën më të madhe të Danimarkës si “skandali më i madh” në Evropë.
Vera Jourova, komisionerja evropian për drejtësinë, tha se do të thërrasë ministrat nga Danimarka dhe Estonia për të shpjeguar se si drejtuesit dhe rregullatorët e “Danske Bank” nuk e gjetën skandalin.
“Dua të kuptoj më mirë se ku ndodhin gabimet kryesore, a ishte thjesht një faj i vigjilencës së ulët nga vetë banka apo nëse kishte ndonjë gabim të autoritetit mbikëqyrës”, u tha Jourová gazetarëve.
Shefi i Bankës Danske dha dorëheqjen mbi skandalin e pastrimit të parave prej 200 miliardë eurosh, shkruan ‘monitor’.
Kryeministri i Danimarkës shprehu gjithashtu tronditjen e tij në shkallën e skandalit, duke e përshkruar atë si “sinqerisht mjaft të tmerrshëm”, ndërsa u zotua të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër “Danske Bank” dhe drejtuesve të saj, përcjell albinfo.ch.
Lars Lokke Rasmussen tha se ishte i zemëruar në shkallën e operacionit të pastrimit të parave në degën e Estonisë të Danske.
Një hetim i pavarur i publikuar të mërkurën zbuloi se 15,000 klientë ishin të përfshirë në transaksione të dyshimta.
“Fakti që Danimarka ka qenë në qendër të pastrimit të parave të kësaj madhësie është sinqerisht mjaft e tmerrshme”, u tha Rasmussen gazetarëve në takimin e Bashkimit Evropian në Salzburg.
Shefi ekzekutiv i bankës Thomas Borgen dha dorëheqjen të mërkurën por Rasmussen tha: “Rasti nuk përfundon me këtë.”
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











