Shqipëria
Nga 1 janari 2019 ndalohet importi i veturave të vjetra
Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë është bërë publike nga ministri Blendi Klosi gjatë një takimi me grupet e interesit pikërisht në “Ditën pa Makina”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video duke informuar se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të ndalohet importi i veturave mbi 10 vjet vit prodhimi.
Në video paraqiten të faktuara pasojat që sjell ky problem në lidhje me mjedisin, shëndetin e qytetarëve, ekonominë, etj, përcjell albinfo.ch.
“Ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipëri një ambient të pastër, një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike”, deklaroi ministri Klosi, shkruajnë mediat shqiptare.
Më tej, Klosi tha se kjo është një politikë që do të krijojë standarde të vërteta në tregun e makinave duke e renditur Shqipërinë në krah të vendeve që prej vitesh kanë këtë kufizim dhe duke shmangur njëherë e mirë edhe futjen e makinave në Shqipëri për skrap.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











