Kosova
Ambasadori gjerman ankohet për bërllokun tek Ujëvara e Mirushës
Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, me këtë rast tha se Kosova ka ende punë për rritjen e ndërgjegjësimit për fushën e mjedisit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka organizuar lansimin e fushatës tremujore për Mjedisin dhe Javës në Diplomaci për Klimë.
Uji, cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe efiçienca e energjisë janë katër shtyllat kryesore të fushatës. Përmirësimi i mjedisit është një nga hapat kryesor për Kosovën në procesin e integrimit evropian.
Ricardo Serri, shef i Seksionit Ekonomik dhe të Integrimeve Evropiane, tha se fushata për mjedisin synon rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit në mesin e popullatës së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe për të sfiduar idenë se mbrojtja e mjedisit është vetëm në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës, raporton “Kosovapress”.
Ndërsa, Java e Diplomacisë për Klimën është një zotim i BE-së në ndryshimet klimatike, të iniciuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian dhe si ngjarje vjetore zhvillohet në gjithë botën, përcjell albinfo.ch.
Programi i Javës së Diplomacisë për Klimën përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike, zbutjen e trendëve negativë të ndryshimeve klimatike edhe në Kosovë si pjesë e zonës më të gjerë gjeografike. Didier Chabert, ambasador i Francës në Kosovë, ka thënë se edhe Kosova ndikohet nga ndryshimet klimatike, andaj autoritetet e Kosovës duhet të inkorporojnë politikat e BE-së klimatike, meqë është në rrugën e saj integruese.
Ndërsa, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, me këtë rast tha se Kosova ka ende punë për rritjen e ndërgjegjësimit për fushën e mjedisit.
“Aktualisht 85 për qind e energjisë prodhohet nga termocentralet me thëngjill, dhe një përqindje e madhe e popullatës përdorin dru për ngrohje, e cila çon në ndotjen e ajrit. Prerjet ilegale të pyjeve në Kosovë parashihet që nëse vazhdohet kështu pa mbikëqyrjeje efikase, deri në vitin 2030 nuk do të ketë më pyje. Qindra lumenj natyrorë të pambrojtur nga mjedisi. Dje kam hasur te Ujëvara e Mirushës ambient të papastër, me shishe të plastikës të lëna nga vizitorët”, tha Heldt.
Igor Soltes, deputet në Parlamentin Evropian, nëpërmjet një videomesazhi ka thënë se ndryshimet klimatike ndikojnë në ndotjen e ajrit, andaj, sipas tij, Kosova është me rëndësi të zbatojë ligjet e BE-së për ndryshimet klimatike.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












