Futboll
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërcënohet me jetë
Mjekët gjithashtu theksojnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në tru, nga përplasja tepër e rëndë
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1:3, ku ai shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e tretë të takimit.
Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, futbollisti shqiptar bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj mbrojtësit kundërshtar Campos, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës me ambulancë.
Në përgjigjet e analizave tregohet se lojtari i Mallorcas, do të mbahet nën vëzhgim për 24 orët e ardhshme.
Mjekët gjithashtu theksojnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në tru, nga përplasja tepër e rëndë. Mesa duket situate është më serioze nga çka u përfol më parë, megjithëse lojtarit i ka ardhur menjëherë ndihma e parë, përcjell albinfo.ch.
“Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu”, është shprehur futbollisti shqiptar.
Ndërkohë, mbrojtësi është shprehur se ka marrë shumë mesazhe inkurajuese, ndër ta edhe nga Manaj, dhe nuk e fajëson për lëndimin e tmerrshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














