E-Diaspora
VIDEO: Si të rinjtë shqiptarë e kryejnë praktikën për infermieri në Gjermani?
Tashmë është koha më e duhur. Pas të gjithave, katër milionë persona të moshuar në Gjermani, në vitin 2035 do të kenë nevojë për kujdes, sipas një studimi të publikuar kohëve të fundit nga Instituti i biznesit gjerman.
Për t’u përkujdesur për këta katër milionë persona, përfundon studimi, numri i infermierëve në Gjermani do të duhej të rritet me pothuajse gjysmën, dmth në rreth gjysmë milioni, përcjell albinfo.ch.
Politikanët e dinë se kjo nevojë nuk mund të plotësohet pa mbështetje nga jashtë. Kështu, Qeveria federale gjermane gjithashtu është duke reklamuar jashtë kufijve për infermierë. Për shembull në Shqipëri.
28-vjeçarja Xhuljeta Veliu dëshiron t’u ndihmojë personave të sëmurë rëndë. Me një diplomë të infermierisë, ajo ka pasur fat të punësohet, që është dëshirë edhe e qindra bashkëmoshatarëve të saj. Por, me një rrogë prej 340 eurove në muaj, nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet e përditshme jetësore.
Në një emision të “ARD”-së, mund të përcjellni se si të rinjtë shqiptarë e kryejnë praktikën për infermieri, transmeton Albinfo.ch.
Shqipëria i humbi, pasi Gjermania ka nevojë shumë për ta.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse