Turizëm
Studim: 7 në 10 suedezë, tejet kureshtarë për të vizituar Shqipërinë
Llojet e turizmit në Shqipëri janë të ndryshme.
7 në 10 suedezë janë tejet kureshtarë për Shqipërinë dhe janë të gatshëm dhe të interesuar që vizitojnë atë për pushime. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në fillim të këtij viti, dhe që u bënë publike sot nga ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi, shkruan RT21.
Në kuadër të programit “100 fshatrat”, ambasadori i Suedisë ishte sot në Nivicë ku deklaroi se “ka një numër në rritje të turistëve suedezë që vijnë për zbuluar Shqipërinë, nga majat e Valbonës, tek plazhet e Sarandës”. “Gjatë 3 vjetëve këtu në Shqipëri unë kam pasur kënaqësinë të zbuloj bukuritë e vendit tuaj dhe shumë zona që unë nuk i prisja t’i gjeja. Nivica për mua është një zbulim i kënaqshëm”, – tha Ndisi.
Llojet e turizmit në Shqipëri janë të ndryshme, tha ambasadori Ndisi, duke shtuar se “e përbashkëta e turistëve, si e atyre që vijnë për turizmin malor, edhe të atyre që vijnë për turizmin detar, është interesimi për kulturën fantastike që ju keni”. “Unë gjithashtu flas nga përvoja ime, kur them se turistët suedezë vijnë jo vetëm për vendin e bukur dhe diellin, por edhe për mikpritjen e shqiptarëve”, tha ai. Programi “100 fshatrat”, vlerësoi ambasadori suedez, “është një potencial dhe mundësi shumë e madhe dhe një mënyrë e rëndësishme për të përgatitur shumë zona të ndryshme të Shqipërisë që të plotësojnë këtë potencial”.
“Unë si ambasador suedez punoj mbi marrëdhëniet ndërqeveritare më shumë, por ajo që ne dëshmojmë sot këtu është pak ndryshe, dhe më lejoni të them që është më e rëndësishme. Qeveria ime mund të kishte një politikë për promovimin e turizmit në Shqipëri, por për një qytetar suedez, më e rëndësishme është fjala e njerëzve dhe lajmet fantastike që ata dëgjojnë për mikpritjen shqiptare, kulturën dhe pamjet e mrekullueshme të vendit”, tha Ndisi.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran në rrezik Sipas drejtuesve të industrisë turistike, tashmë janë vërejtur shenja të para të rënies së rezervimeve... -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone















